Report TV - PD: Prokuroria të nis hetimet për kërcënimin e Ndocajt, Rama hesht

2016-02-07 0

Partia Demokratike i bëri thirrje këtë të dielë prokurorisë që të nis hetimet për kërcënimin që i është bërë deputetit të Lezhës Eduart Ndocaj nga i vëllai i Arben Ndokës.

Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD-së e quajti të turpshëm faktin që kryeministri Rama flet për vlerat e partisë së tij, ndërsa nuk gjen kohë të flasë për faktin se deputeti Ndocaj është kërcënuar me jetë sipas PD-së nga koordinatori i PS në Lezhë, Arben Ndoka.

?Deputeti i Ramës ka denoncuar publikisht se kërcënimi me jetë i ka ardhur nga kordinatori i Edi Ramës për Partinë Socialiste të Lezhës, Arben Ndoka, i cili, pavarësisht se beteja jonë për dekriminalizimin e nxori jashtë parlamentit, vazhdon me të njëjta metoda kriminale të drejtojë në emër të Edi Ramës partinë e Lezhës,? tha Zhupa.

Një ditë më parë Ndocaj denoncoi kërcënimin që i ishte bërë me telefon nga i vëllai i ish deputetit socialist Arben Ndoka.

Free Traffic Exchange