Është shënuar mbrëmjen e së shtunës viktima i parë e shpërthimit të bombolës së gazit në lokalin e fshatit Beragozhdë në Pogradec. Vasfi Hamolli 52 vjeç ka ndërruar jetë në repartin e djegie plastikës në QSUT ku ishte i shtruar që prej mbrëmjes tragjike të 1 shkurtit si pasojë e plagëve të mëdha në të gjithë trupin, ndërkohë që 14 vjeçari plagosur është në gjendje të rëndë për jetën.
26 të plagosur ndodhen në Qëndrën Universitare "Nënën tereza" në kryeqytet nga të cilët 6 i janë nënshtruar një terapie intensive ndërkohë që djali 14-vjeçar Eri Hamolli ndodhet në rrezik për jetën. Këtë fakt e konfirmon shefi i repartit të djegie plastikës Gjergji Belba në nëj prononcim për mediat.
Shefi i repartit të djegie plastikës hedh poshtë zërat se familjarëve nuk po i jepet informacioni i duhur për gjendjen e të plagosurve. Në një prononcim për mediat Gjergji Belba thekson se është i rrezikshëm transportimi i të plagosurve jashtë vendit për shkak të gjendjes dhe një arsye tjetër pse nuk bëhet është se anë Europë nuk gjenden klinka të lira.