TIRANË - Kryebashkiakët e rinj kanë zhvilluar plot 449 tendera në njësitë vendore që drejtojnë, nga gushti i vitit 2015, e deri më tani, periudhë që përkon me ushtrimin e detyrës prej tyre. Referuar të dhënave të përllogaritura nga agjencia Open Data, vlera totale e këtyre shpenzimeve, arrin në vlerën e 7 miliardë lekëve të reja. Objektet e tenderimit janë nga më të ndryshmet, nga furnizimet me materiale, tek shërbimet publike, e qiradhëniet. Nga një vëzhgim që ?Shqiptarja.com? ju ka bërë objekteve të tenderëve, bie në sy një blerje e Bashkisë së Vlorës, e cila për materiale pastrimi ka shpenzuar plot 35 milionë lekë të vjetra. Dritan Leli, kryebashkiak i Vlorës, ka firmosur në 11 dhjetor 2015 një tender për blerje detergjenti.