TIRANË - Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, në një intervistë për gazetën ?Shqiptarja.com? flet për Byronë Kombëtare të Hetimit, reformën në drejtësi, akuzat më të fundit ndaj Sali Berishës nga ana e ish truprojës së tij, Izet Haxhia si dhe gjendjen në të cilën ndodhet drejtësia shqiptare. Klosi thotë se në lidhje me akuzat e Haxhisë ndaj Berishës për krime dhe vrasje, është i prirur t?i besojë pasi është shumë vështirë sipas tij që të shpifësh për Berishën.