TIRANË - Me miratimin e hartë së re të çmimit të tokave, qeveria i ka hapur rrugën nisjes së kompensimit të ish-pronarëve e cila do të bazohet në metodologjinë e re të miratuar prej Kuvendit. Në këtë mënyrë të gjithë subjektet që në momentin e shpronësimit e kanë pasur tokën bujqësore, livadh apo pyll dhe çmimi i kompensimit do të jetë në bazë të kësaj kategorie pavarësisht se sot është truall.