Bombolat e gazit, ekspertët: Pjesa më e madhe hyjnë në mënyrë jo-ligjore- Ora News

2016-02-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ekspertë të naftës dhe gazit japin alarmin në lidhje me standartet e bombolave që përdoren në Shqipëri.Vladimir Puka, inxhinier i naftës dhe i gazit deklaron se bombolat e gazit që përdorin qytetarët shqiptarë duhet të nxirren jashtë përdorimit.Ndërkohë që shqetësime ngrihen edhe për organet e inspektimit të këtij sektori.
Bombolat që përdorin qytetarët shqiptarë janë jashtë standarteve dhe të futura kontrabandë në vend.
Eksperti, Vladimir Puka, deklaron se shteti duhet të ndërhyjë për të nxjerrë jashtë përdorimit këto bombola, të cilat i vlerëson mjaft të rrezikshme.
Sipas ekspertit duhet të ndërhyhet menjëherë në krijimin e qendrave të posaçme për tregtimin e gazit, të cilat duhet të realizojnë edhe kolaudimin e bombolave.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bombolat-e-gazit-ekspertet-pjesa-me-e-madhe-hyjne-ne-menyre-jo-ligjore/

Free Traffic Exchange