Bushati në takimin e Amsterdamit për emigrantët, shpreh angazhimin e Shqipërisë

2016-02-06 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kriza e refugjatëve dhe efektet e saj për Bashkimin Europian dhe Ballkanin Perëndimor mblodhi në Amsterdam Ministrat e Jashtëm të Unionit dhe vendeve kandidate.
Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, e vuri theksin tek efektet destabilizuese të krizës mbi proçeset zhvillimore dhe reformuese të rajonit.
Bushati tha se ?përmasat e krizës kanë krijuar pikëpyetje mbi aftësitë e vendeve të prekura për të mbajtur gjallë procesin e zgjerimit të BE-së duke u përballur njëkohësisht me pasojat e krizës?.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit e vlerësuan të ulët rriskun për një rrugë të re të emigrantëve përmes Shqipërisë, por Ministri Bushati rikonfimoi angazhimin se strukturat tona do të vijojnë monitorimin e situatës në bashkëpunim me vendet fqinje dhe agjencitë e specializuara të BE-së dhe OKB-së.
?Kriza e refugjatëve ka nxjerrë në pah një ndërveprim të përforcuar të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ky moment duhet shfrytëzuar për të siguruar mbarëvajtjen e proceseve demokratizuese dhe shtet-ndërtuese në rajonin tonë?, u shpreh shefi diplomacisë shqiptare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-takimin-e-amsterdamit-per-emigrantet-shpreh-angazhimin-e-shqiperise/

Free Traffic Exchange