Report TV - PD protestë për Tiranë-Elbasan MTI: E përdorët rrugën për fushatë

2016-02-06 1

Pas Beratit dhe Vlorës, protesta e radhës e Partisë Demokratike në rrethe ishte ajo e Elbasanit. Dhjetëra protestues iu bashkuan tubimit të degës lokale të PD përpara Bashkisë, për situatën e vështirë ekonomike dhe keqqeverisjen.

Ndër të tjera ata akuzuan qeverinë se po mban peng përfundimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Por pas këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës, duke iu kujtuar demokratëve situatën e vështirë që trashëguan nga qeverisja e kaluar e tyre.

?Përfaqësuesit e opozitës duhet ta dinë shumë mirë që projekti i rrugës Tiranë- Elbasan, ndonëse shumë i rëndësishëm për banorët e Elbasanit dhe të gjithë Juglindjes, është projekti me tipik i përdorimit, për qëllime elektorale të një vepre që bëhet me paratë e taksapaguesve shqiptare. Projekti i kësaj vepre, u modifikua disa herë, në dëm të cilësisë e standarteve, për të fituar kohë e për të arritur inagurimin përpara zgjedhjeve të 2013-tës. Dhe kostot jemi të detyruar t?i paguajmë sot, për parregullsi ligjore, për mungesë projektesh gjeologjike, për fatura të mëdha financiare, si pasojë e disa shkarjeve të mëdha të masivit shkëmbor përgjatë kësaj rruge,? u shpreh në një deklaratë për mediat zëdhënësi i ministrisë së Transporteve Arbër Hitaj.

Por pavarësisht kësaj, Ministria e Transporteve, thotë se qeveria është e angazhuar për ta përfunduar sa më parë Rrugën Tiranë-Elbasan

?Siqurojmë qytetarët e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë, se qeveria është e angazhuar maksimalisht për të përfunduar sa me pare, Rrugën Tiranë-Elbasan dhe te gjithë veprat e lëna me problematika të mëdha, por pa e shtuar koston në xhepat e tyre. 200 km rrugë të reja kanë përfunduar vetëm gjatë viteve 2014-2015, dhe do të vazhdojmë me përkushtim, të përfundojmë me standarte e cilësi projekte të tjera të rëndësishme për vendin, rajonin dhe rrjetin Evropian të infrastructures?, u shpreh zëdhënësi i Trasporteve.