Shtimi i krimeve, specialistët propozojnë amnisti të përkohshme për armët pa leje

2016-02-06 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtimi i ngjarjeve kriminale ka sjellë nevojën e një amnistie të përkohshme për armëmbajtjen pa leje, si ajo që u bë pas vitit 1997. Ky është mendimi i specialistëve si një nga mënyrat për të çarmatosur atë pjesë të popullsisë që arma u ka mbetuar pas ngjarjeve të ?97 dhe që shpesh herë ka qenë shkaktare krimet në familje.
Shumë prej ngjarjeve të rënda kriminale, kryesisht krimet në familje, mund të ishin shmangur nëse autorët nuk do të ishin të pajisur me armë zjarri.
Fenomeni vazhdon të bëhet shqetësues në Shqipëri, ku për çdo ditë nga policia kapen të paktën tre persona me armë pa leje.
Vetëm në Gjykatën e Tiranës përgjatë një viti janë dënuar rreth 220 persona për këtë vepër, ndërsa në të gjithe vendin numri është disa herë më i lartë.
Ish-drejtues të policisë mendojnë se është e nevojshme një tjetër amnisti për të mbledhur armët, si mënyre për të hequr disa prej tyre nga duart e popullsisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shtimi-i-krimeve-specialistet-propozojne-amnisti-te-perkohshme-per-armet-pa-leje/

Free Traffic Exchange