Deputeti socialist Ben Blushi, ka deklaruar nga qyteti i Kukësit se nuk i takon kryeministrit Edi Rama që të caktojë nëse do të ketë apo jo zgjedhje në Partinë Socialiste, pasi ai është vetë kandidat.
Sipas Blushit, i cili është kandidat i vetëshpallur për kryetar të PS-së, nëse ka Kongres, do të thotë që ka edhe zgjedhje.
?Ka kongres që do të thotë ka dhe zgjedhje dhe kjo nënkupton që zgjedhje nuk i cakton ai që është kandidat, në këtë rast Edi Rama është një nga kandidatët sipas ligjit duke i shkuar strikt statutit do të thotë që unë kam të drejtë. Gjithë ata që lexojnë e në këtë mënyrë statutin e PS kanë të drejtë dhe e drejta dhe e drejta nuk matet me numra. Vendimet merren me numra por e drejta nuk matet me numra,? ka thënë Blushi.
Po ashtu socialisti Blushi ka shtuar se të gjithë ata që kanë thënë që nuk ka zgjedhje, kanë bërë gabim.
?Gjithë ata që kanë dalë dhe kanë thënë që nuk ka zgjedhje kanë bërë gabim besoj dhe shumë shpejt do binden dhe ndoshta më shpejt seç mendojnë ata vetë,? thotë ai.