Shifrat e publikuara nga e përditshmja londineze për trafikun e drogës nga grupet kriminale shqiptare flasin vetë. ?London Evening Standard?, duke ju referuar të dhënave të Agjencisë Britanike të Luftes kundër Krimit, NCA, e njohur ndryshe si FBI-ja britanike, shkruan se bandat shqiptare janë të mirëvendosura, duke sjellë në Britani drogë të klasit të parë dhe duke e përdorur kryeqytetin britanik si qendër të operacioneve të tyre.