Report TV - Fier, tenton të godasë prokuroren në seancë gjyqësore, arrestohet 51 -vjeçari

2016-02-06 5

Një 51-vjeçar u arreastua pasi tentoi të godasë në gjyq prokuroren gjatë zhvillimit të një seance ku ai ishte i përfshirë.

Arben Myzeqari tre ditë më parë ka tentuar të godasë Prokuroren e çështjes, E.Sh në ambientet e Gjykatës së Fierit.

Mbi 51-vjeçarin, banues në lagjen ?Konferenca e Pezës? Fier, rëndon akuza për veprën penale ?Kundërshtimi dhe goditja e Gjyqtarit" e mbetur në tentativë.