TIRANE - Partia Demokratike akuzon ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri se po shërben si garant për trafikun e lëndëve narkotike nga bregu i jugut drejt Italisë. Nga selia e PD deputeti Flamur Noka tha se gomonia me 500 kg marijaunë, e cila u kap dje nga tri polici, ajo shqiptare, italiane dhe malazeze, është vetëm një fragment i trafikut nga Vlora.
Sipas tij janë në pritje për tu trafikuar, me dakordësi të ministrit siç theksoi ai, të paktën 3 mijë ton hashash. Kjo sasi e konsiderueshme sipas deputetit demokrat, ruhet në magazina në Çole nga miqtë e drejtorit të Policisë së Vlorës, i cili sipas Nokës është pika kyçe e Habilajve dhe Tahirit.