TIRANE - Kryeministri Edi Rama priti të premten në një takim në Tiranë, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi i cili është mbajtur larg syrit të medias, është njoftuar nga vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një statusi në rrjetet sociale.
Rama shkruan se takimi i tij me Thaçin mbahet në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë, por edhe të vizitës së Sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, javën e ardhshme në Shqipëri.
?Darkë vëllazërore me Hashim Thaçin për punët e vitit në rrugën e bashkëpunimit mes nesh dhe vizitën e afërt të Sekretarit të shtetit në Tiranë?, shkruan Rama në rrjetin social, Twitter.
Ndërkohë në këtë video të filmuar nga Shqiptarja.com,shihet eskorta e Hashim Thaçit tek Zogu i Zi rreth orës 19:00.