TIRANË - Rreth 360 prokurorë dhe 320 gjyqtarë të të gjithë niveleve të drejtësisë Shqiptare, janë duke iu nënshtruar një kontrolli të imtësishëm nga ana e zyrtarëve të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Kontrolli vjen pas njëurdhri tënxjerrë nga kreu i ILDKPKI Shkëlqim Ganaj, i cili ka kërkuar nga inspektorët e tij që të nisin verifikimet për çdo prokuror dhe gjyqtar në Shqipëri. Ky kontroll ?blic? vjen në një situatë kur janë ngritur zërat politikë dhe të disa ambasadorëve të huaj në Shqipëri, lidhur me reformën në drejtësi dhe hetimin e pasurisë së njerëzve që japin drejtësi.
Risia e këtij kontrolli është se çdo prokuror dhe gjyqtar duhet të plotësojë formularë të rinj dhe të deklarojnë të ardhurat tij, pasurinë e gjithçka tjetër që ka të bëjë me pronat e paluajtshme e llogaritë bankare, deri tek të dhuratat nga miqtë dhe të afërt. Me këtë rideklarim dhe rifreskim të kartelave të pasurisë, zyrtarët e ILDKPKI synojnë të krijojnë një panoram më të saktë, lidhur me pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që shërbejnë në sistemin e drejtësisë.