Report TV - Durrësi, Shijaku dhe Vora tashmë me plan të përbashkët zhvillimi

2016-02-05 26

Ka nisur procesi i hartimit të planit të përgjithshëm vendor për Durrësin, Vorën e Shijakun. Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, ai i Shijakut, Ardian Kokomani dhe kryebashkiaku i Vorës Fiqiri Ismaili kanë marrë pjesë në prezantimin e fillimit të procesit të hartimit të këtij plani.

Ata u shprehën se ky plan është mjaft i rëndësishëm pasi bashkon potencialet ekonomike të tre qyteteve.

?Shpresoj që ky plan t'i përfshijë bashkë pa i ndarë këto bashki por duke i bashkuar, duke nxjerrë potencialet e zhvillimit të secilës zonë të gjithë kësaj zone ekonomike shumë të rëndësishme të shqipërisë? ka thënë Dako.

Përfaqësuesit e tre firmave fituese që do të hartojnë planin deklaruan se ky është një plan do të përcaktojë të ardhmen e zonës.