Partia Demokratike e konsideron si të drejtë protestën e paralajmëruar nga avokatët në të gjithë vendin, ndërkohë që shpreh gatishmërinë e saj për të mbështetur profesionet e lira.
Në një dalje për mediat, Eduard Halimi ka thënë se, kërkesat e tyre, janë të ligjshme e kushtetutese sakohë që qeveria i ka vënë profesioneve të lira një barrë të rëndë me vendimin që ajo ka marrë për shumëfishimin e vlerës që duhet të paguajnë për sigurimet shoqërore e shëndetësore.