Report TV - Basha: Korrupsioni nga Byroja s'mund të hetohet nga ministrat

2016-02-05 0

Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të votohet në Parlament sa më parë, ndërkohë që në aktivitetin e saj nuk do të ndërhyjë asnjë qeveri apo ministër, pasi versionin e kapjes së Byrosë e rrëzoi edhe Gjykata Kushtetuese.

Kështu ka deklaruar sot Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili ka theksuar edhe njëherë se është qeveria që ka përgjegjësinë për të dhënë konsensusin e saj.


Ai ka shtuar se, lufta ndaj korrupsionit kërkon vullnet të hekurt politik, ndaj u mendua struktura e Byrosë siç është konceptuar me ndihmën e SHBA, është një taskë forcë permanente, instrument i përhershëm i prokurorisë e policisë gjyqësore për te hetuar korrupsionin.

Basha ka shtuar se SHBA ka vënë në dispozicion 8 milion dollar për të trajnuar prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqësore.

?Kemi një draft ndaj Byrosë që është komentuar dhe sot nëse ka vullnet politik s?kemi arsye të presim, ta çojmë në Parlament e ti hapim rrugë përzgjedhjes së punonjësve të policisë e prokurorëve dhe trajnimit të tyre. Politikisht problemi qëndron se Rama ka frikë nga hetimi i korrupsionit në nivele të larta, gjithçka tjetër është një farsë? përfundoi ai.

Free Traffic Exchange