Report TV - Dekriminalizimi, Lu takim me gjithë palët politike në Kuvend

2016-02-05 0

Në pritje të Knut Flekenstain dhe Eduard Kukan të vijnë e të kërkojnë llogari për zbatimin dekriminalizimit, PD dhe PS i futen punës për ta bërë efektiv këtë ligj. Kjo do të ndodhë në mars , pasi kuvendi të miratojë aktet nënligjore që e bëjnë atë të zbatueshëm.

Oerd Bylykbashi , ish-kryetari i komsionit të posacëm që hartoi ligjin i ka kërkuar asistencë amerikanëve për të konkretizuar një hetim zyrtarësh të lartë sipas stilit të fbi-së. Për këtë arsye ambasadori Donald Lu i solli perosnalisht ekpertë të ambasadës të cilët do të ndihmojnë atë , Taulant Ballën dhe Luan Ramën për të draftuar aktet nënligjore.

?Meqënëse jemi në kuadër të procesit të aplikimit të ligjit të dekriminalizimit po përpiqemi të mësojmë nga përvoja më e mirë për ta bërë atë standardin më të mirë në Shqipëri?, tha Luan Rama, LSI.

?Brenda muajit shkurt, maksimumi mesi i muajit mars t?i kemi gati t?i kalojmë në Parlament, që të japë rezulatet e pritura nga i gjithë publiku. Nuk ka asnjë dyshim që fakti që të gjitha çështjet e hedhura në ligj, që janë detyrime për tu deklaruar nga personat që hyjnë në inçidencën e ligjit janë kaluar me konsensus?, është shprehur Taulant Balla, PS.

Gjatë takimit ekpertët amerikanë i kanë propozuar palës shqiptare një formular vetëdeklarimi sipas stilit të fbi-së. I cili garanton një hetim akoma më të rreptë se procedurat që përmban ligji.Të dhënat e këtij formulari i cili plortësohet nga depuetet dhe punonjësit e administratës, do të menaxhohen nga institucionet ku ata punojnë.

Ndërsa vertetësia e këtyre të dhënave do të verifikohet nga prokuroria në bashkëpunimem me organet e drjetësisë dhe të shteteve të tjera. Pikërisht lista e saktë e shteteve me të cilat do të bashkëpunohet për dekriminalizimin, do të përbëjë një tjetër akt normativ që duhet hartuar nga kuvendi.

Vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë prej nga ku do të merret informacion do t?i shtohen dhe shtete të tjera të europës dhe kontinenteve të tjera. Ligji dekriminalizimit u miratua në 17 dhjetor, ndërsa hyn në fuqi në 7 janar