Urdhëri i Ministrisë, Shkurtimet në spitale prekin dhe Shkodrën, do të largohen 90 punonjës

2016-02-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urdhëri i Ministrisë së Shëndetësisë për shkurtime të personelit teknik dhe atij të mesëm, ka mbërritur dhe në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Nga ky institucion, do të largohen rreth 90 punonjës, kryesisht sanitare.
Një urdhër i Ministrisë së Shendetësisë me firmën e vetë Ministrit Ilir Beqaj paralajmëron një fortunë shkarkimesh dhe në spitalin rajonal të Shkodrës.
Udhëzimi nr 13 i datës 15 janar 2016 për zbatimin e strukturës së shërbimit spitalor, ka vënë në punë drejtuesit e spitalit të Shkodrës, që të bëjnë rankimin e brendshëm të punonjësve dhe më pas nga 795 të punësuar në spital, me strukturën e re kanë vend vetëm 705 persona, ç?ka i bie që 90 prej tyre të dalin në rrugë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shkurtimet-ne-spitale-prekin-dhe-shkodren-do-te-largohen-90-punonjes/