Report TV - Prodhim i energjisë elektrike nga torfat gati projektligji i ri

2016-02-05 2

TIRANË - Qeveria po përgatit një koncesion në zonën e Maliqit në Korçë për prodhimin e energjisë elektrike nga një burim i papërdorur më parë në Shqipëri, nga torfat. Këshilli i Ministrave ka depozituarpër diskutim në Kuvend një projektligj për kalimin e një pjese tëish-kënetës së Maliqit, me një sipërfaqe 288.4ha,nga tokë bujqësore në zonë minerare. Ish-këneta e Maliqit është e pasur me torfë dhe qeveria deklaron që ka pasur oferta nga kompani të ndryshme për prodhimin e energjisë elektrike nga kjo lëndë, argumentohet në relacionin që shoqëron projektligjin.