Report TV - Rezoluta e KiE për Kosovën Leskaj: Berisha s’mori pjesë 2 vite

2016-02-04 1

Një javë pasi Këshilli i Europës kaloi një rezolutë e cila dëmton interesat e Kosovës në procesin e njohjes ndërkombëtare, ku mes amendimeve ishte vendimi për forcimin e rolit të UNMIK në Kosovë, Kryetarja e Delegacionit të Shqipërisë në Këshillin e Evropës, Valentina Leskaj, u ndal gjerësisht gjatë seancës së sotme plenare mbi këtë çështje, Rezoluta për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën, të datës 29 janar.

Leskaj e cila u fajësua jo pak nga opozita për kalimin e rezolutës, gjatë fjalë së saj tha se nëse ish-kryeministri Sali Berisha si anëtar i delegacionit të Shqipërisë në KiE, do të kishte qenë prezent gjatë miratimit të rezolutës, amendimet në favor të Kosovës do të kalonin. Por sipas Leskajt, Berisha nuk ka marrë pjesë në Këshillin e Europës asnjëherë në dy vitet e fundit, ndonëse është anëtar i delegacionit shqiptarë. .

?Meqënëse është spekuluar me këtë çështje unë kam detyrimin për t?u përgjigjur. Më vjen çudi që Berisha e përmendi Këshillin e Europës. Besoj që e ka kuptuar që ka spekuluar herën tjetër. Dua ta filloj me ato spekulime që ka bër javën e kaluar. Zoti Berisha i cili prej 2 vjet e gjysëm për Kosovën, asnjëherë nuk ka ardhur në Këshillin e Europës,? tha Leskaj.

Free Traffic Exchange