Report TV - Statuti i PS, Blushi diskuton jashtë Kuvendit me ministrat e deputetët

2016-02-04 2

Përveç Mimosa Hafizit asnjë prej kolegëve deputetë nuk është shprehur publikisht në favor të Ben Blushit për garën e tij për të kryesuar PS-në.

Por jashtë sallës së seancave plenare, në orët e mbasdites dhe kur kryeministri Rama nuk ndodhej aty, deputeti rebel ka mbledhur rreth vetes ministrat dhe deputetet e partisë së tij me të cilët ka shkëmbyer dhe këndvështrimet mbi statutin dhe një përçarje të pretenduar të PS-së për shkak të qëndrimit të tij.

Krahas kolegëve socialistë, debatit me protagonist Blushi i është bashkuar dhe Spartak Braho, një ish anëtar i PS-së para krijimit të LSI-së.

Ndërkaq më herët , gjatë seancës plenare ministrat Tahiri dhe Bushati lanë karriget e tyre tek paneli i ministrave, për të biseduar gjatë me kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruci. 2 ministrat janë gjithashtu kordinatorë që po merren me zgjedhjet në PS.

Free Traffic Exchange