Report TV - Seriali i vrasjeve që pasoi me masakrën e mbrëmshme në Elbasan

2016-02-04 2

Masakra e mbrëmshme mund të ishte parandaluar nëse drejtësia, prokuroria, gjykata dhe policia, do të kishin qenë efektivë, në gjetjen e provave për këto krime. Madje në jo pak raste, kur personat janë, të dyshuarit janë liruar për mungesë provash.

Masakra e të mërkurës në mbrëmje në Elbasan, dyshohet se ka zanafillën në vitin 1997, kur u vra në rrethana të panjohura vëllai i ish- oficerit të Policisë Rrugore Fadil Mema.

2005
Për hakmarrje, me 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapes, pronari i hotel Universit në Elbasan. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapes duke e qëlluar atë dhe duke e lënë të plagosur rëndë, ndërsa vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Beqiri, u dënua me 25 vite burg në Gjykatën e Apelit në Durrës, por Gjykata e Lartë riktheu çështjen ndërsa Beqiri u la në arrest shtëpie. Ai u vra me 16 gusht të vitit 2012, ndërsa dy person iu afruan banesës që ruhej me policë dhe iu prezantuan atyre se ishin djemtë e tezes së Gentian Beqirajt. Në të njëjtën ngjarje mbeti i vdekur edhe babai i tij, Nazim Beqiraj.