Një ditë ditë pas masakrës së Elbasanit, ku 3 persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën nga brshëria e plumbave, ka reaguar kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha.
Në një dalje të posaçme për mediat, Basha kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasi sipas tij, eshtë ai që me lidhjet e tij të krimit, po inkurajon ngjarjet kriminale në vend.
?Çdo ditë e më shumë me në krye të Tahirin ëhstë festë për bandat kriminale. Ai duhet të largohet nga detyra, për lidhjet e tij me bandat,? tha Basha.
Sipas kreut të opozitës, ngjarjet e fundit në vend nuk janë larje hesapesh por produkti klimës së krijuar, siç tha ai të lidhjes së krimit e trafikantëve me ministrin Tahiri.
?Nuk janë larje hesapesh siç lan gojën qeveria. Janë pordukt i klimës së krijuar ku krimi, bandat, pengmarrësit, trafikantët kanë njohje, lidhje , mbështetje, me ministrin. Ndaj vrasin pa ju hyrë gjemb në këmbë. Kjo situatë kritike është prdukt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, i lidhjeve të Tahirit me habilajt, me shullazët. Ky ministër e ka tradhtuar policinë, interesin publik, qytetarët. Bën tendera uniformash me miliona euro, por krimi godet pikërisht me uniformën e policisë?, tha Basha.