Report TV - Inaugurohet në QSUT Akseleratori Linear,Rama:Standarde në çdo spital

2016-02-04 5

Të gjitha institucionet shëndetësore në vend do të përfshihen nga shërbime sipas standarteve bashkëkohore, pasi për këtë janë duke u bërë reformat e duhura në sektorin e shëndetësisë. Kështu ka deklaruar sot Kryeministri i vendit Edi Rama teksa ka marrë pjesë në inaugurimin e akseleratori linear në QSUT, i cili iu shërben pacienteve femra për sëmundjen e kancerit.

?Po tentohen standardet më të mira dhe më bashkëkohore, për ti dhënë mundësi mjekëve që të zhvillojnë vetveten si profesionistë, në kushte sa më të përafërta me kushtet që kanë kolegët e tyre jashtë Shqipërisë. Kjo qendër, për vite të tëra nuk ka qenë fare një qendër spitalore universitare, por ka qenë në të njëjtën kohë dhe spitali i gjithë Shqipërisë. Synimi është që të shpërndahet barra dhe të kemi disa nivele. Mendoj që check up-i do të vazhdojë të japë të dhëna dhe të ndihmojë që të krijojmë një bazë të parë. Mendoj që shërbimi tanimë këtë vit falas, tek mjeku i familjes është një tjetër kusht i mirë, por që ka ende nevojë të përforcohet, duke ndihmuar edukimin në vazhdim të mjekëve të familjes, duke stimuluar sistemin e mjekut të familjes, përmes investimeve edhe aty. Sigurisht, pastaj përtej spitaleve rajonaleve, kjo qendër nuk ka pse të mos jetë një qendër ekselence. Ky është edhe synimi për disa pjesë të tjera të QSUT që janë ende aty ku ishte ky repart përpara këtij transformimi. Do t?ia dalim. Plani është i qartë, hapat dihet se cilat janë. Nuk na mungon as dëshira dhe as kurajoja. Por mbi të gjitha dhe përsëri e them këtë gjë, me bindje, jo formalisht, keni një bazë të mirë ku të mbështeteni, tek burimet njerëzore? tha kryeministri.