PE miraton rezolutën për Kosovën dhe Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parlamenti Evropian vlerëson progresin e bërë nga Kosova dhe fton vendet anëtarë që të marrin masat e duhura për liberalizimin e vizave brenda vitit 2016. Dokumenti i raporterës Ulrike Lunaçek i miratuar me 403 vota në favor, 130 kundër dhe 104 abstenim nënvizon se Kosova është shteti i vetëm në radhët e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin të lirshëm në vendet e BE-së. Gjithashtu në këtë rezolutë bëhet thirrje për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, por dhe vijimin e dialogut me Serbinë.Në të njëjtën seancë, u votua dhe rezoluta për Serbinë. Në këtë dokument, eurodeputetet cilësojnë dialogun Kosovë-Serbi si thelbësore për procesin integrues të Beogradit në familjen evropiane. Dokumenti për Serbinë u votua me 498 vota në favor.