Në aktivitetin e zhvilluar ne kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, së bashku me Kryetaren e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Lefterije Luzi, vunë theksin tek pjesëmarrja e të rinjve dhe komunitetit rom në procesin e votimit.
Gjatë aktivitetit ishin të pranishëm përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore dhe komunitetit rom dhe egjiptian.
Gjatë fjalës së saj, Luzi u shpreh se ?te rinjte duhet te angazhohen gjeresisht ne proceset demokratike. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për herë të dytë celebron këtë ditë, duke bërë protagonistë këta të rinj dhe përfaqësues të grupeve të tjera shoqërore me qëllim sensibilizimin dhe garantimin e këtyre proceseve zgjedhore, të drejtën e votës si shprehje e vullnetit individual?.
Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor e Ballkanit Perëndimor do ngrihet në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë pjesëmarrjes së tij në takimin që u zhvillua sot, në kuadër të Ditës Botërore të Zgjedhjeve me të rinj që votojnë për herë të parë. Duke përfituar pikërisht nga prania e të rinjve në këtë takim, ministri Klosi ka bërë të ditur se vendimi është marrë gjatë takimit të përfaqësuesve të kabineteve të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, të cilët në mënyrë unanime ranë dakord që zyra kryesore (Sekretariati) të vendoset në Tiranë.