http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zv/ kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është kërcënuar me vdekje nga ISIS. Këtë fakt e ka pranuar vetë numri dy i qeverisë së Kosovës, në një intervistë për agjencinë franceze ?AFP? në Prishtinë. Thaçi thekson se ka marrë një letër, e cila është firmosur nga shefi i organizatës terroriste, Abu Bakr Al Bagdati, në fund të vitit 2014, në të cilën thuhej se nëse Kosova nuk heq dorë nga aleanca me vendet perëndimore, ai dhe familja e tij do të përballen me hakmarrjen e ISIS. ?Unë jam kërcënuar nga Millosheviçi dhe tashmë nga organizata terroriste ISIS. Me të njëjtën aleancë që unë fitova luftën kundër Millosheviçit, unë do të fitojë dhe betejën me këtë grup ekstremist.? - deklaron Thaçi ne këtë interviste.Kosova ashtu si vendet e tjera të Ballkanit, janë zotuar për të luftuar organizatën terroriste. Nga statistikat e deritanishme rreth 300 kosovarë janë rekrutuar nga ISIS, 70 nga të cilët, sipas të dhënave të qeverisë së Kosovës vijojnë të qëndrojnë në frontin e parë të luftës ne Siri.