Report TV - Ministri Cani: Blushi keqinterpreton Rama s'ka nevojë për garë kronike

2016-02-04 0

Ben Blushi nuk ka një platformë konkrete për garën e PS-së dhe tezat e tij janë të bazuara në keqinterpretime. Ky ka qenë qëndrimi i ministrit Cani sa i përket ambicies së shfaqur nga deputeti Blushi për kreu e PS. Sipas ministrit, Rama është zgjedhur dy herë nga qytetarët ndaj dhe nuk ka nevojë të ketë garë për postin e kryetrarit

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani e shikon të panevojshme garën në partinë socialiste për zgjedhjen e kryetarit. Sipas tij, Rama ka marrë dy herë votëbesimin e qytetarëve dhe ndaj është e panevojshme që në parti të zhvillohen zgjedhje.

"Kryetari është disa herë i konfirmuar, i rikonfirmuar sepse janë zgjedhjet dhe është një zgjedhje masive kur i gjithë publiku të voton dhe ti i fiton zgjedhjet."-tha Cani

Për më tepër, ministri shprehet se nuk mund të ketë garë kur ambiciet e Blushit janë të bazuara në keqinterpretime të dhënash.

"Unë i kuptoj edhe dëshirat edhe ambiciet e zotit Blushi, nuk është që unë mendoj që është ndonjë çështje madhore kjo për arësye se unë po nisem që nga këndvështrimi çfarë ka paraqitur tani sikur të jenë të gjitha çështjet të keqkuptuara, të keqinterpretuara dhe të gabuara siç është çështja e borxhit përshëmbull shumë e vështirë është që të paraqitet me një program real dhe ambicioz."-shprehet minisitri.