Report TV - Vetëdorëzohet autori i vrasjes së Pulës/Rolet e 5 bashkëpunëtorëve

2016-02-04 9

TIRANË - Personi që ka qëlluar me 4 plumba automatiku ndaj Fatmir Pulës (në foto) në 20 janar në Krujë, është vetëdorëzuar pas negociatave me policinë e Durrësit. 26-vjeçari Elton Ceka me banim në Tiranë akuzohet për vrasjen në bashkëpunim të 45-vjeçarit të cilin kishin qëllim ta grabisnin. E gjithë ngjarja ndodhi pasi Pula kish mbyllur biznesin e tij, një lokal në Kamëz, dhe kthehej për në shtëpinë e tij në fshatin Zezë të Krujës. Aty autorët, me lidhje fisnore me njëri-tjetrin, kanë organizuar pritën me detaje duke i bllokuar rrugën me thasë me shkarpa. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, ka qenë Elton Ceka i cili ka qëlluar ndaj Pulës duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë Admir Haka edhe pse i armatosur me pushkë, nuk ka qëlluar.

Më herët, policia kishte arrestuar 5 bashkëpunëtorët e tjerë në krim.

Admir Haka 32 vjeç, banues në fshatin Zezë, Krujë, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje;
Herton Haka 18 vjeç, lindur në Zezë, Krujë;
Aleksander Haka 28 vjeç, banues në në fshatin Zezë, Krujë;
4Hekuran Boci 23 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë;
Olti Metuku (Agron), banues në Kamëz, Tiranë.

Free Traffic Exchange