Report TV - Administrata publike, mijëra vende të lira pune, ja listat

2016-02-04 8

TIRANË - Ndërkohë që numri i të papunëve në Shqipëri mbetet i lartë, në administratën shtetërore rezultojnë mijëra vende vakante. Viti 2016 ka nisur me mungesa në stafet e administratës së ministrive dhe të agjencive të varësisë. Në deklarimet e pagave të muajit të parë për vitin 2016 në thesarin e shtetit, thuajse të gjitha institucionet qendrore i kanë deklaruar borderotë me më pak punonjës nga sa u është parashikuar në organigramën e tyre. Mungesave në staf nuk u kanë munguar as Presidenca por dhe as Kuvendi i Shqipërisë. Ndonëse në Presidencë raportohet për vetëm një punonjës më pak ndërsa në Kuvend janë 27 punonjës. Të dhënat janë bërë publike në listë pagesën e paraqitur në thesarin e shtetit, prej nga bëhet dhe kalimi i pagave në llogaritë bankare.

Free Traffic Exchange