Report TV - Elbasan, 65 plumba lokalit 3 të vdekur, 46 të shoqëruar

2016-02-04 2

ELBASAN - Nga sulm i armatosur në lokal pranë stadiumit "Elbasan Arena" kanë vdekur deri më tani 3 persona janë plagosur 7. Policia ka shoqeruar 46 persona, nderkohe qe jane gjendur 65 gezhoja ne vendin e ngjarjes. Atentati i cili dyshohet se ka motiv hasmërinë për krime të viteve më parë

Gjatë gjithë natës janë ushtruar kontrolle në dhjetra banesa banesa ne Elbasan, Peqin, Cerrik, Librazhd e Gramsh, ku policia ka bërë të mundur ndalimin e 46 persona të dyshuar për ngjarjen. Në vendin e ngjarjes janë gjendur 2 arme zjarri automatik qe dyshohet se i kane lene ne vendngjarje autoret e krimit, dy krehera pa fisheke dhe nje kreher me 26 fisheke si dhe 65 gezhoja.

Si dhe jane kontrolluar mbi 150 garazhe makinash ne hyrje te pallateve, nderkohë grupi hetimor ka sekuestruar ne vendin e ngjarjes 2 arme zjarri automatik qe dyshohet se i kane lene ne vendngjarje autoret e krimit, dy krehera pa fisheke dhe nje kreher me 26 fisheke si dhe 65 gezhoja. Nje grup Specialistesh te Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Shtetit te kryesuar nga Drejtori i Krimeve te Renda ne bashkepunim me Specialistet per Krimet e Renda ne Drejtorine e Policise Elbasan si dhe me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Elbasan po vijojn punen per zbardhjen e ngjarjes.
Atentati i cili deri më tani dyshohet se ka motiv hasmërinë për krime të viteve më parë, që prej '97-ës, ndodhi rreth orës 20:00 në lokalin e kompleksit "Univers"në Elbasan në pronësi të familjes Çapja. Mendohet se shënjestër e atentatorëve ishin pikërisht anëtarët e fisit Çapja, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur në vend.

Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli mbetën viktima të breshërive të automatikut dhe mitralozit 12.7 që u lëshuan nga jashtë lokalit nga autorë ende të paidentifikuar. Të plagosurit, disa prej të cilëve kanë lidhje fisnore mes tyre, janë Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja

Tre apo 4 mendohet të kenë qenë autorët e atentatit të cilët dyshohet se ishin të kamufluar me rroba ushtarake apo uniforma policise. Sipas burimeve të policisë autorët i kishin ndjekur prej dy ditësh viktimat e tyre. Pasi kanë lëshuar breshërinë e plumbave drejt lokalit, autorët janë larguar menjëherë me nje makinë gri, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të mundësuar kapjen e tyre.

Gjashtë prej të plagosurve u transportuan me një helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes cili u ul në brendësi të stadiumit "Elbasan Arena" për t'i transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, tre nga të palgosurit janë në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plumba në kokë, gjymtyrë, e kraharor. Dy të tjerë janë duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, pasi gjendja e tyre shëndetësore është më e mirë.

Për kapjen e autorëve janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës dhe FNSH e Fierit.