http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përmirësimi i marrëdhënieve me Kosovën dhe reformat në sistemin e drejtësisë e luftën ndaj korrupsionit, janë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Ky ka qenë mesazhi që eurokomisioneri për zgjerim Johanes Han dhe ministri i jashtëm i Holandës, vend i cili mban presidencën e BE-së, kanë përcjellë për Beogradin, gjatë diskutimit për këtë çështje në Parlamentin Europian.Johanes Han:Serbia duhet te ece përpara në rrugën e reformave, veçanërisht atë në sistemin e drejtësisë, luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu presim progres dhe sa i takon lirisë së shprehjes, diskriminimit dhe mbrojtjes së grupeve më vulnerabë si dhe minoritetet. Po kaq rëndësi për Serbinë është vijimi i dialogut konstruktiv sa i takon përmirësimit të marrëdhënieve me Serbinë. këto hapa duhet të ecin paralelisht me procesin e integrimit për në BE.Bert Koenders:Këshilli ndjek me shumë vëmendje ecurinë ne procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Ai duhet të vijojë në mënyrë paralele me negociatat për anëtarësim. Gjithashtu vlerësojmë rolin e Serbisë sa i takon bashkëpunimit me unionin për krizën e refugjatëve.Në seancën e mbajtur në Strazbug është diskutuar progres raporti i Serbisë, vend i cili ka hapur negociatat për anëtarësim me unionin. Një nga kushtet në kapitujt që Beogradi shqyrton me Brukselin është dhe fqinjësia e mirë me Kosovën, ndonëse në dokument nuk përmendet njohja ose jo e shtetit më të ri në Ballkan.