Report TV - Masakër me armë në Elbasan 3 të vrarë dhe 8 të plagosur

2016-02-03 7

ELBASAN - Një sulm i armatosur në një lokal pranë stadiumit "Elbasan Arena" i mori jetën tre personave, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur, gjashtë prej të cilëve më rëndë në spitalin e Traumës. Atentati i cili deri më tani dyshohet se ka motiv hasmërinë për krime të viteve më parë, që prej '97-ës, ndodhi rreth orës 20:00 në lokalin e kompleksit "Univers"në Elbasan në pronësi të familjes Çapja. Mendohet se shënjestër e atentatorëve ishin pikërisht anëtarët e fisit Çapja, njëri prej të cilëve mbeti i vdekur në vend.

Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli mbetën viktima të breshërive të automatikut dhe mitralozit 12.7 që u lëshuan nga jashtë lokalit nga autorë ende të paidentifikuar. Të plagosurit, disa prej të cilëve kanë lidhje fisnore mes tyre, janë Ardian Zharri Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja dhe Arnold Çapja.

Tre mendohet të kenë qenë autorët e atentatit të cilët dyshohet se ishin të kamufluar me rroba ushtarake. Sipas burimeve të policisë autorët i kishin ndjekur prej dy ditësh viktimat e tyre. pasi kanë lëshuar breshërinë e plumbave drejt lokalit, autorët janë larguar menjëherë me makinë, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të mundësuar kapjen e tyre.

Gjashtë prej të plagosurve u transportuan me një helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtjes cili u ul në brendësi të stadiumit "Elbasan Arena" për të marrë të plagosurit e për t'i transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Sipas mjekëve, tre nga të palgosurit në Tiranë janë në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plumba në kokë, gjymtyrë, e kraharor. Dy të tjerë janë duke marrë mjekim në spitalin e Elbasanit, pasi gjendja e tyre shëndetësore është më e mirë.

Për kapjen e autorëve janë angazhuar edhe forcat speciale RENEA, FNSH e Tiranës dhe FNSH e Fierit.

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, drejtori i Policisë së Shtetit dhe Ardian Çipa i Krimeve të Rënda, mbërritën në Elbasan, ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndoqi nga afër gjendjen e të plagosurve në spitalin e Traumës.

Free Traffic Exchange