Kreu i demokratëve Basha tha sot në mbledhjen e grupit të PD-se së është kryeministri Rama që pengon dhe nuk do reformën në Drejtësi duke u shprehur se janë thjeshtë fjalë ata që thonë se PD dhe Meta nuk e duan reformën në drejtësi
"Rama kërkon ose jo reforma ose kapjen e reformës.PD ka kauzë luftën kundër korrupsionit dhe krimit, as ekonomia nuk mund të ngrihen as arsimi nëse sluftohet korrupsioni.Zotit Rama si mbetet të përgjigjet drejtës nëse ëhstë për reformën në drejtësi Ti përgjigjet kësaj ftese në vend që të ma bënte ai. Kreu i Komisionit të Venecias e vecoi procesin e dekriminalizimit si një sukses. Akte që do e bëjnë të miratueshëm të vijojnë. Cfarë e pengon tani. Kam që prej shtatorit që i bëj ftesë. Bredh lart e poshtë e thotë se opozita e Meta se duan Reformën kjo sëshstë e vërtetë, opozita e do reformën. Pengesa është e Ramës dhe kupolës së tij.-u shpreh Basha
Kreu i opozitës kërkon që nga kjo e e enjte të kalojë në parlament ligji për ngritjen e byrosë së hetimit. Edhe për këtë çështje Basha nënvizoi qëndrimin e opozitës por dhe reagimin e LSI për këtë cështje.
"Akuza që i bëj sot është edhe ajo e cdo qytetari. Drejtësia e tremb Ramën. Kemi nëj produkt të gatshëm për të cilin kemi rënë dakord, LSI ka rënë dakord për Byronë e hetimit kombëtare.Duhet të futtet në axhendën e së enjtes, gjithcka është rakorduar.Amerikanët përmes Lu-së kanë vënë në dispozicion milona për të hetuar korrupsionin tek drejtuesit e lartë. Autorizoj kryetarin e gr parlamentar ti kërkojë kuvendit proces të përshepejtuar për ligjin e byrosë kombëtarë"-u shpreh kryedemokrati