TIRANE - Kamerat në trupin e efektivëve të policisë rrugore kanë dokumentuar dy nga rastet e shumta të heqjes së patentave për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Një avokati i është hequr patenta pasi ishte duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa një qytetar u arrestua sepse tentoi t'i japë ryshfet një polici që i bëri testin e alkoolit.
Në videot e publikuara nga Ministria e Brendshme ajo që tërheq është e ndalimit të avokatit. Ndërsa polici rrugor i kërkon dokumentacionin përkatës dhe i argumenton arsyen e ndalimit, shoferi i shprehet se është avokat, çka duket se nuk e ndikon aspak efektivin të vazhdojë punën e tij. Ai i merr patentën dhe i kërkon avokatit të firmosë në shkresën sipas së cilës duhet të paraqitet në Komision për të paguar gjobën e për të tërhequr më tej lejen e drejtimit. Avokati reagon vazhdimisht duke u shprehur: ?Ej, seriozisht e ke ti??"
Por kur sheh se gjithçka ishte fakt dhe patenta e tij ishte marrë, avokati kërcënon policin rrugor duke i thënë se "do të të bëj kallëzim penal, mbaje mend këtë që po të them".