http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reformimi i sistemit të drejtësisë shqiptare, konsiderohet nga faktori ndërkombëtar si elementi kryesor për zhvillimin e vendit. Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Mbretërisë së Suedisë, në një intervistë për Vizion Plus, uron konstruktivitet në vendimmarrjen e klasës politike shqiptare për miratimin e reformës.?Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë, është e rëndësishme për demokracinë e vendit tuaj, por edhe për të tërhequr investimet e huaja dhe për pasojë zhvillimin ekonomik sigurisht. Uroj që ky të ecë në një rrugë të mbarë. Sigurisht kjo reformë është në proces e sipër dhe shpresoj të diskutohet në mënyrë konstruktive në Parlament dhe vendimi të jetë pozitiv.?Miratimi i ndryshimeve kushtetuese që lidhen direkt me reformimin e gjyqësorit në Shqipëri, do të shtynte Komisioni Europian të merrte në konsideratë rekomandimin për çeljen e negociatave për anëtarësimin të Shqipërisë. Zyrtarja e lartë suedeze, thotë se ekzistojnë edhe çështje të tjera teknike të cilat duhen pasur parasysh.?Komisioni Europian po e ndjek nga afër procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe për këtë ka disa aspekte teknike, por me sa kam mësuar po ecën në rrugë të mirë. Shpresoj në një mbështetje pozitive nga Komisioni, pasi kjo reformë së pari është në të mirë të Shqipërisë, por pa dyshim edhe për procesin e integrimit europian të vendit. Suedia e mbështet procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe ne e shohin pozitivisht integrimin e Shqipërisë?.Prej kohësh Bashkimi Europian përballet me krizën e refugjatëve nga Siria dhe vene të tjera të përfshira në konflikt të armatosur. Zonja Modeer, thotë se kërkesat për azil nga vendet e Ballkanit nuk janë aq të mëdha sa të sjellin shqetësim në rritje.?Integrimi i ballkanit në Bashkimin Europian është një projekt afatgjatë dhe është një proces që do t?i sjellë prosperitet të gjitha vendeve të Bashkimit Europian. Situata që ne, vendet anëtare të Unionit, po përballemi, ajo e emigrantëve nga vende në luftë. Në Suedi vijnë emigrant nga Siria, vende përreth saj, ashtu si dhe nga Afganistani dhe vende të tjera. Nuk ka një numër të madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit, në krahasim me ata që vijnë nga vende të përfshira në luftë si ato të Lindjes së Mesme. Shqipëria duhet të vijojë në udhën e saj pozitive.?Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ndërkombëtar të Mbretërisë së Suedisë gjendet në Tiranë për të zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të shtetit, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Bashkëpunimi për Zhvillim me Shqipërinë aktualisht është 8 milionë euro në vit dhe mbështetja e Suedisë për reformat në Shqipëri do të jenë në fokusin e diskutimeve.