Hyseni flet për luftën ndaj radikalizmit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parandalimi i radikalizimit te mëtejshëm te shoqërisë, mbetet sfide per autoritetet e Kosovës. Ndonëse pranon faktin se vendi renditet nder shtetet me numrin me te larte te luftëtareve qe u janë bashkuar grupeve terroriste, Ministri i Brendshëm Hyseni thotë se tashme situata është nen kontroll. ?Është fakt që Kosova ka një numër te madh te qytetareve qe i jane bashkuar ISIS, por tani mund te them me siguri se ne e kemi situatën nën kontroll per sa i përket përfshirjes se qytetareve ne luftërat e huaja. Ne jemi mes pak vendeve qe kemi identifikuar secilin prej atyre qe kane luftuar ne Siri, atyre qe jane vrare, si dhe atyre qe janë kthyer. Por ne do te bëjmë me shume për te parandaluar radikalizimin e mëtejshëm te shoqërisë sonë?.Deklaratën, ministri e beri gjate konferencës ndërkombëtare dyditore ?Germia Hill? ne Prishtine, e fokusuar ne çështjet e sigurisë. Aktualisht sipas informacioneve nga organet e rendit, per Shtetin Islamik ne Siri dhe Irak luftojnë rreth 100 shtetas kosovare. Qe nga viti 2013 jane arrestuar 90 persona per vepra penale qe lidhen me terrorizmin.