Alarmi për virusin Zika - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alarmi per përhapjen e virusit Zika ka mbërritur ne SHBA, ku është shënuar rasti i pare i transmetimit te tij përmes kontaktit seksual. Ndryshe nga rastet e tjera kur infektimi ka ndodhur nga pickimi i mushkonjës, pacienti i zbuluar ne Dallas te Teksasit është infektuar nga partneri i tij i diagnostikuar me pare me këtë virus, i cili ishte kthyer nga Venezuela. Ne SHBA ishte raportuar me herët per 6 persona te infektuar, por pasi keta kishin udhëtuar ne vendet e prekura. Per shkak te virusit, mijëra foshnja kane lindur me tru te pazhvilluar dhe si pasoje e përhapjes veçanërisht ne Amerikën e Jugut, vetem dy dite me pare OBSH e shpalli Ziken emergjence globale. Kryqi i Kuq Amerikan u ka kërkuar dhuruesve te gjakut qe kthehen nga vendet ku eshte përhapur virusi te presin te pakten 28 dite përpara se te japin gjak. Ne Brazil, vendin me te prekur po hetohen mbi 3 mije raste te dyshuara te fëmijëve me mikrocefali ose probleme ne tru, qe lidhen me virusin Zika. Mbi 70 vdekje te foshnjave gjate shtatzënive apo pas lindjes gjithashtu dyshohet te jene shkaktuar nga ky virus. Ekspertët janë të shqetësuar se,virusi po përhapet me shpejtësi dhe me shtrirje te gjere ne shume vende.