Grupet kriminale po sfidojnë shtetin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-02-03 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutimet qe kane tronditur Durrësin gjate muajve te fundit, per Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, janë nje tregues se grupet e organizuar po tentojnë te sfidojnë edhe autoritetin e shtetit.Janë disa grupe kriminale që dyshohet se veprojnë në zonën e Durrësit, të cilët tashmë po tentojnë hapur të sfidojnë autoritetin e shtetit, për të realizuar qëllimet e tyre kriminale.Qyteti bregdetar ka qene epiqendër e veprimtarisë kriminale te se ashtuquajturës ?Banda Policeve?. Njerëz te veshur me uniforma blu, kane realizuar grabitje, kane kryer rrëmbime dhe kane bere ekzekutime. Dy te rinj u vranë ne makinën e tyre dhjetorin e vitit te kaluar, ndërsa fillimin e këtij viti u rrëmbye dhe me pas ekzekutua, Gazment Çollaku. Numri një i organit të akuzës, Adriatik Llalla, tha se këto ngjarje referuar hetimeve te deritanishme, rezultojnë te kenë ndodhur për shkak të konflikteve në fushën e trafikut të drogës. Problematike për Prokurorin e Përgjithshëm, mbeten konfliktet e pronësisë, siç është rasti i Kavajës dhe Durrësit, ku shumë çështje të tilla janë mbajtur pezull për një kohë të gjatë dhe nuk kane hyre ne rrugën e zgjidhjes.

Free Traffic Exchange