http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rregullat mbi të cilat organizohet dhe funksionon Partia Socialiste, marrin interpretime të ndryshme nga deputetët socialistë. Nëse Ben Blushi kërkon proces zgjedhor për postin e kreut partisë, deputeti Artan Gaçi, thotë se kryesocialisti është i rikonfirmuar në postin e tij, pas fitores në garën e fundit politike. Gaçi mendon se nuk kishte se përse në vitin 2013, anëtarësia socialiste të angazhohej në një proces të brendshëm zgjedhor, pasi fitorja në zgjedhjet politike i kishte dhënë mbështetje kryetarit Edi Rama. Në Partinë Socialiste debati tashmë është i hapur. Në kongresi i 19 marsit pritet rikonfirmimi i Edi Ramës si kryetar i PS, si dhe do të shtrohen për diskutim ndryshimet statutore.