Historian i madh, polemist i madh, Rilindasi i fundit i derës së Frashërllinjve, këto qenë vlerësimet me të cilat u përcoll në banesën e fundit akademik Kristo Frashëri. Kurora dhe tufa Lulesh kishin ardhur nga përfaqësues të partive të gjitha ngjyrave të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Gjithë kjo pjesëmarrje zbulon edhe njëherë rolin që ka pasur Kristo Frashëri, jo vetëm në historiografinë shqiptare, por edhe ne jetën politike të vendit. Ja vendi që ka zënë Kristo Frashëri në jetën e Politikanëve
Ditën e diel, më 31 janar 2016 në mbrëmje u nda nga bota intelektuale e mediatike një nga eruditët dhe polemistët më të mëdhenj të kohës, nga një vdekje natyrale. Kristo Frashëri e përjetoi historinë e shkruar në librat e tij, që nisin që nga etnogjeneza ilire deri në historinë e ditëve të sotme. Pinjoll i një familjeje të njohur patriotike dhe intelektuale të Frashëllinjve, ai u shqua si patriot dhe antifashist në vitet e okupacionit italian dhe gjerman, gjatë Luftës II Botërore.
Shkroi e krijoi për gati pesë dekada në diktaturën komuniste. Më pas mendimet e tij të guximshme kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë thithur vëmendjen mediatike e institucionale në rrugën drejt demokracisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta: ?Kristo Frashëri na kujtoi se s'kemi ardhur nga hiçi dhe se historinë duhet ta bëjmë me punë çdo ditë! Prehje në paqe!?.
Kështu shkroi Veliaj në rrjetin social Tëitter. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka përcjellë një mesazh të ndjerë ngushëllimi për akademikun Kristo Frashëri. "Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të Kristo Frashërit, Profesorit dhe Mësuesit, Historianit të madh dhe Njeriut modest që ka bërë histori? Pinjoll i mençur me një mbiemër të merituar që i ka dhënë aq shumë vendit, intelektual i klasit të parë dhe Akademik i të njëjtit klas. Prof. Frashëri është pjesëtar i një brezi të jashtëzakonshëm shqiptarësh të rrallë e të mëdhenj, shkruan ndër të tjera Meta.