Report TV - Beqaj: Shërbimi te urgjenca mbetet i njëjtë, punonjësit nuk largohen

2016-02-03 3

Ministri Beqaj sqaroi ashtu sikurse thuhet dhe në urdhër se ministria do të ndërtojë godinën për qendrën e Urgjencës Kombëtare duke bërë kështu një ndryshim rrënjësor me një ligj të ri të urgjencës mjekësore por nuk ndryshon numri apo shërbimi të cilit qytetarët do ti drejtohen. Ministri theksoi se personeli mjeksorë nuk do të mbetet pa punë nuk do të largohet por do të mbetet i punësuar në qendrat spitalore

Menjëherë pas përfundimit të komisionit të Shëndetësisë ku u mbajt një seancë dëgjimore në lidhje me mbylljen e Urgjencës së Tiranës, ka ardhur dhe reagimi i ministrit Beqaj përmes një deklarate për shtyp.

Flota e ambulancave në Tiranë është menaxhuar keq tha Beqaj duke theksuar se dhe vendosja e saj ëhstë në vendin e gabuar.Kjo ka bërë që të ketë edhe mospërgjigjje në kohë të kërkesave të qyetarëve që i drejtohen urgjencave.

Minsitri i ka cilësuar shpifje të gjitha deklaratat e thën në këto tre ditë kur po diskutohet cështja e urgjencës së Tiranës duke theksuar se është i gatshëm të përballet me to.

Free Traffic Exchange