Report TV - Braçe: Edi Rama kryetar legjitim Blushi të mos destabilizojë PS-në

2016-02-03 0

TIRANE - Çdo tension në Partinë Socialiste destabilizon qeverinë. Kështu shprehet në një intervistë për Report TV deputeti Erjon Braçe duke ju referuar kritikave të ashpra të Ben Blushit, i cili ka shpallur kandidaturën për kryetar nëse do të ketë zgjedhje në partinë e drejtuar prej 7 vitesh nga Edi Rama, njëherësh kryeministër i Shqipërisë.

Braçe shkon edhe më tej kur thotë se "ata që po destabilizojnë qeverisjen do të mbajnë kosto", duke lënë të hapur mundësinë për përjashtim nga partia edhe pse vetë kryesocialisti Rama në intervistën dhënë të hënën për "5 Pyetjet nga Babaramo" tha se Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe dhe se nuk do ta dëbojë nga Partia Socialiste.

"Ka tension në nivelin e lartë drejtues të Partisë Socialiste. Destabilizimi për kreun e PS pasqyrohet në elektorat", shprehet Braçe.

Depueteti socialist e quan legjitim mandatin e Ramës në krye të PS-së, pasi sipas tij lideri i partisë duhet të jetë një person që ka fituar zgjedhjet. Të majtët dolën fitues në zgjedhjet e 2013-ës që i sollën ata në pushtet, por edhe në ato lokale 21 qershorin e 2015-ës.

"Do të bëjmë statut të PS që të mos ndryshohet në 25 vite", propozon ai.

"Kryetarët e degëve janë zgjedhur me parimin një anëtar një votë. Jemi në një proces zgjedhje për të gjitha strukturat e PS", shton Braçe.

Lidhur me kandidimin për kryetar të deputetit më të ri Partisë Socialiste, Eduard Ndocaj, Braçe shprehet se kjo nuk është legjitime, pasi ai është nënkryetar i një partie tjetër, asaj demokristiane që drejtohet nga Nard Ndoka.

Në muajin mars pritet të mbahet kongresi i Partisë Socialiste i cili do të caktojë edhe statutin e ri të Partisë.

Free Traffic Exchange