TIRANË - Ndryshimet statusore për të cilat ka punuar një grup i posaçëm pune brenda Partisë Socialiste, pritet t?i japin fund debatit të nisur nga Ben Blushi për zgjedhjen e kryetarit të partisë. Sipas variantit aktual të statutit, duhet që kreu i PS-së, të zgjidhet çdo katër vjet nga anëtarësia sipas parimit ?një anëtar-një votë?. Neni 30 i statutit aktual parashikon në pikën 2: ?Mandati i Kryetarit të Partisë është 4 vjet. Mandati i tij ndërpritet para kohe kur: a. jep dorëheqjen; b. partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative; c. humbet në mocionin e mosbesimit të zhvilluar për të me kërkesën e 1/3 së anëtarëve të partisë. Mocioni administrohet nga Komisioni i Zgjedhjeve të Partisë (KZP).