Report TV - Dëmtohet pasi u rikonstruktua hamami në kalanë e Krujës

2016-02-02 1

Vetëm tete muaj pas përfundimit të rikonstruksionit nga Ministria e Kultures hamami në kalanë e Krujës, u rikthye sërish në gjendje e mëparshme. Më nisjen e reshjeve, uji depërtoi brenda duke e nxjerre jashtë funksionit.

Për të bllokuar futjen e ujërave te shiut ne ambientet e hamamit u gjet nje zgjidhje qesharake, çatitë me tjegulla u mbuluan me plastmas, duke shumëzuar me zero milionat e investuara. Hasan Stafa drejtor i zyres se ankesave te konsumatoreve te Shqiperise shprehet se përtej muaj këto ambiente janë mbyllur për shkak të problemeve.

?Fatkeqësisht po shofim që sot gjysma e Hamamit të Krujës është mbuluar me plasmas dhe pikërisht atëherë kur duhet të jetë në kulimin e vet, në kulmin e pritjes së vizitorëve dhe të asaj lakmie për të parë diçka kulturore dhe arkeologjike të historise së mëparshme ndërsa sot po ta shohim pra nuk është ajo që presin vizitorët. Restaurimi ishtë një gjë shumë e mirë por do të thotë që nuk është bërë një punë konkretë, do të thotë që është abuzuar.?-tha Stafa.