Dyndje refugjatësh në kufirin greko-maqedonas - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-02-02 2

Në kushte tepër të vështira, kur edhe temperaturat që mbizotërojnë në zonë janë të ulëta, mbi 5.000 refugjatë, midis të cilëve qindra fëmijë të vegjël, janë mbledhur në kufirin greko-maqedonas pranë fshatit Eidomeni, në veri të Greqisë, pasi autoritetet e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, përveç se hapin dhe mbyllin vazhdimisht kufirin, lejojnë të kalojë vetëm një numër i vogël emigrantësh, të cilët deklarojnë në dokumentet e tyre si destinacion Gjermaninë ose Austrinë.