TIRANË - Deputetja socialiste Mimoza Hafizi merr përspër riskun edhe për largimin nga partia, dhe i del në mbështetje Ben Blushit, i cili kërkon mbajtjen e zgjedhjeve për kyetar në Partinë Socialiste.
"Jam profesioniste, nuk e kam lidhur jetën me politikën", - u shpreh deputetja socialiste e Shkodrës në një prononcim për gazetarët.
Ndërkohë më herët, në një status në rrjetin social Facebook shkruan se mbështet Ben Blushin në platformën për kongresin e ardhshëm të partisë.
"I bashkohem kolegut tim Ben Blushi në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik. I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë. Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti. Mirëpres çdo sugjerim, besoj që kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm antarëve të saj, por çdo qytetari", shkruan deputetja socialiste në profilin e saj në Facebook.
Blushi ka shpallur kandidaturën për kyetar të Partisë Socialiste, gjithmonë nëse do të vendoset të mbahen zgjedhje, kauzë për të cilën ai është duke luftuar.