Është prezantuar këtë të martë projekti për kamerat e trupit të efektivëve të Policisë së Shtetit. Në fjalën e tij në këtë event, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar se ky projekt po realizohet për të transformuar nga rrënjët Policinë e Shtetit dhe marrëdhënien mes saj dhe qytetarit.